Burg për Adiola Lakrën, avokati shpjegon vendimin: Ngeli e arrestuar nga helmimi...

Burg për Adiola Lakrën, avokati shpjegon vendimin: Ngeli e arrestuar nga helmimi i opinionit publik

163
0
Shares

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur “arrest në burg” për Adjola Lakrën, vajzën që dyshohet se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën i cili u ekzekutua në një atentat te mirë organizuar.

Ndërkohë, avokati i Lakrës u shpreh para mediave se klientia e tij nuk ka bërë asgjë nga ato për të cilat akuzohet. Sipas Andi Durajt, Lakra është lënë në burg vetëm për hir të opinionit publik.

Duraj u shpreh:

“Ajo ngeli sot e arrestuar nga helmimi që i është bërë nga opinioni publik. I vetmi momet është fatkeqësia. Përpara se të njihte viktimën ka njohur një nga autorët e dyshuar. Vepra penale është vrasje për gjakmarje, vajza po hetohet në rolin e ndihmes. Të vetmet prova janë vetëm deklarimet e saj të sakta dhe të sinqerta. Nuk ka qenë djeni të vrasjes. Nuk ka telefonuar ajo ditën e vrasjes por e kanë telefonuar. Nuk është paguar nga Vitor Marku, nuk është paguar dhe nuk ka marrë para. Njohja me Vitor Markun është bërë në rrjetet sociale.”

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY