Shqipëria e 6-ta në Europë për infektimet nga COVID-19, Berisha tregon shkaqet...

Shqipëria e 6-ta në Europë për infektimet nga COVID-19, Berisha tregon shkaqet kryesore: Ndaj BE nuk hapi kufijtë

174
0
Shares

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka nxjerre listen nga universiteti “John Hopkins”, ku tregohet  infeksioni për 100 000 banorë.  Sipas tabeles, në Shqipëri infeksioni ne keto momente, është më i lartë se në Itali, Spanjë, Britaninë e Madhe, Belgjikë, Serbi, Holandë, pra më i lartë se në 28 vende të tjera të Europës.

Pikërisht në këtë shkallë të lartë të infeksionit me COVID-19 për 100 mijë banorë, qëndron dhe shkaku pse BE nuk hapi kufijtë me Shqipërinë, shprehet Berisha.

Sipas tij, ky zhvillim problematik i ecurisë së pandemisë në Shqipëri ka si shkaqe kryesore:

1 – Manipulimin dhe mashtrimin e treguesve të pandemisë që në fillim nga kryeepidemiologu xhahil i Surrelit. Mbi mashtrimin ndërtohet vetëm kalbësira.
2 – Kufizimi i testeve për diagnozën e COVID-19
3 – Mospërdorimi masiv i maskave.
4 – Mosmbrojtja e personelit shëndetësor dhe krijimi i bombës biologjike të QSUT, si gjenerator kombëtar i përhapjes së infeksionit.

Para kësaj situate dënoj me ashpërsi lojën e papërgjegjshme të Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisë në trajtimin e pandemisë dhe ju bëj thirrje qytetarëve: Respektoni me rigorozitet distancimin social nga njeri – tjetri dhe përdorni maskën sapo të dilni nga banesat tuaja”,-shkruan Berisha.

Shihni renditjen ne vend te gjashte:

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY