Çfarë mësuan mjekët që nga shpërthimi i koronavirusit, pyetjet që mbeten pa përgjigje

Çfarë mësuan mjekët që nga shpërthimi i koronavirusit, pyetjet që mbeten pa përgjigje

95
0
Shares

Që nga shpërthimi global i coronavirusit, mjekët dhe spitalet kanë mësuar shumë për mënyrën e trajtimit të pacientëve me COVID-19 – sëmundja potencialisht vdekjeprurëse e shkaktuar nga virusi.

Çfarë mësuan mjekët në lidhje me luftimin e COVID-19:

– Pacientët rrezikohen nga mpiksja e gjakut, ndërsa mjetet e hollimit të gjakut mund të ndihmojnë të trajtojnë atë.

Vendosja e pacientëve në stomak për lehtësimin e presionit në mushkëri – mund të largojë nevojën e inkuadrimit të tyre në ventilim mekanik.

– Përveç sistemit të frymëmarrjes dhe mushkërive, coronavirusi mund të sulmojë shumë organe të tjera, përfshirë zemrën, mëlqinë, veshkat dhe trurin.

– Vendosja e pacientëve në stomak për lehtësimin e presionit në mushkëri – mund të largojë nevojën e inkuadrimit të tyre në ventilim mekanik.

– Përveç sistemit të frymëmarrjes dhe mushkërive, coronavirusi mund të sulmojë shumë organe të tjera, përfshirë zemrën, mëlqinë, veshkat dhe trurin.

– Vendosja e pacientëve në stomak për lehtësimin e presionit në mushkëri – mund të largojë nevojën e inkuadrimit të tyre në ventilim mekanik.

– Përveç sistemit të frymëmarrjes dhe mushkërive, coronavirusi mund të sulmojë shumë organe të tjera, përfshirë zemrën, mëlqinë, veshkat dhe truri.

– Trajtimet më të efektshme deri më tani, u raportuan të jenë, ilaçi remdesivir, antivirus; dexamenthason, një steroid që mund të trajtojë problemet inflamatore të COVID-19, dhe plazma e dhuruar nga pacientët që posedojnë antitrupa të sëmundjes.

– Testimi i gjerë si dhe publikimi i rezultateve në afat më të shpejtë, ndihmon në lehtësimin e presionit në spitale.

– Ndarja e informacionit në botë midis profesionistëve të shëndetësisë është thelbësore.

– Parandalimi i sëmundjes është ende problem kryesor. Mjekët kërkojnë nga qytetarët të respektojnë të gjitha masat e paracaktuara, si ruajtja e higjienës, përdorimi i maskave si dhe distancimi shoqëror.

Mirëpo disa pyetje mbeten ende pa përgjigje

– Cilat trajtime mund të funksionojnë për mposhtjen e këtij virusi?

– Sa funksionojnë këto trajtime, sidomos përdorimi i ilaçit remdesivir?

– Sa kohë do t’ju duhet pacientëve të shërohen nga sëmundja e COVID-19?

“Nëse mësimi më i mirë që kemi mësuar është vendosja e pacientëve në stomak në vend të shpinës, do të thotë se ne qëndrojmë ende larg nga një kurë mrekullie”, thotë Valory Wangler, zyrtari kryesor mjekësor nga Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor Christian Rehoboth McKinley në New Mexico të SHBA-së.

Coronavirusi i cili u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Wuhan, besohet të ketë “lindur” në një treg të peshqve.

Pas njoftimit, autoritetet përkatëse morën vendimin për mbylljen e tregut, ndërsa i tërë qyteti ishte vendosur në karantinë.

Bëhet e ditur se rasti i parë nga coronavirusi u raportua për herë të parë më 25 dhjetor të vitit 2019.

Pas Kinës, coronavirusi pati vërshuar gradualisht në shumë vende të tjera të botës.

Vetëm në muajin janar, vendet që raportuan rastet nga virusi ishin: Australia, Kamboxhia, Kanadaja, Franca, Japonia, Malajzia, Nepali, Singapori, Koreja e Veriut, Shri Lanka, Tajvani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vietnami.

Përpos vendeve të ndryshme të botës, coronavirusi “pushtoi” edhe Evropën, me këtë rast, Italia u bë epiqendra e këtij virusi në këtë kontinent.

Italia në muajin mars mori vendim të “shtrijë” karantinën në të gjithë vendin, për ta parandaluar shpërthimin e sëmundjes.

Me këtë vendim, të gjitha tubimet publike u ndaluan, përfshirë ngjarjet sportive si dhe kufizimi i lëvizjes së njerëzve.

Duke parë shtrirjen e virusit nëpër botë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e shpalli atë pandemi globale me datën 11 mars të vitit 2020.

Situata aktuale ndaj COVID-19, vazhdon edhe sot të jetë e rëndë, epiqendra e këtij virusi dhe vendi më i goditur në botë është SHBA, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në 2.5 milionë, ndërsa janë raportuar 125 mijë të vdekur.

Pas SHBA-së, në vendin e dytë renditet Brazili me 1.3 milion të infektuar, pasuar nga Rusia e cila raportoi 633 mijë raste dhe Mbretëria e Bashkuar me 311 mijë të prekur.

Të dhënat zyrtare së fundmi tregojnë se 10 milionë njerëz janë infektuar globalisht nga virusi, numri i viktimave ka shkuar në 500 mijë, ndërsa 5 milionë njerëz janë shëruar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY