Ledina Mandija: Ligji i ri i pronave nuk zgjidh problemin e pronave

Ledina Mandija: Ligji i ri i pronave nuk zgjidh problemin e pronave

195
0
Shares

Ligji i ri i pronave, në këndvështrimin e qeverisë shqiptare, do të zgjidhë një nga plagët më të dhimbshme dhe të debatuara në historinë e transicionit shqiptar, raporton a2 cnn.

Po për Ledina Mandijën, ish zv/ kryeministre dhe ish-avokaten e përgjithshme të shtetit, gjasat për zgjidhje janë vërtetë të pakta, jo vetëm për qasjen jo realiste të qeverisë për sa i përket dimensionit të problemit, por edhe për parametrat e kompensimit ndaj pronarëve, të cilët me shumë gjasa nuk do t’i kënaqë ata.

“Deri në 2013, kur ushtroja funksionin e avokates së përgjithshme të Shtetit, ka qenë e pamundur të kishim një faturë financiare për të gjithë pronarët. Shifrat e dhëna nga qeveria, që flet për 26 mijë çështje, nuk janë të vërteta. Kemi një problem në Shqipëri, shumë prej vendimeve janë ankimuar në rrugë gjyqësore dhe nuk ka pasur mundësi koordinimi të gjykatave me agjencinë e trajtimit të pronës, që ka referuar rastet që ajo mban, ndërkohë që e ka të pamundur të nxjerrë ankesat ndaj vendimeve refuzuese që më pas janë pranuar nga gjykata”, thotë Mandija gjate nje interviste me gazetaren Alba Alishani ne a2cnn.

Për më tepër, sipas saj nga 26 mijë vendimet që qeveria ka vendosur të ekzekutojë brenda 10 viteve, “1200 janë ekzekutuar, dhe të tjerat priten të ekzekutohen në 6 vjet”.

Sipas Mandijës, mundësia e kompensimit fizik është e pamundur, ndërkohë që masa e kompensimit e parashikuar që do të ketë statusin që kishte në momentin e shpronësimit dhe jo më pak se 10% i tregut aktual, është “e padrejtë ndaj pronarëve, zhvlerëso pronën e tyre duke ulur çdo pritshmëri pas 25 vitesh rrugëtim”.a2cnn&droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY