PERPLASJA/ Prokurori i Matit: Trafikantët e drogës më kërcënuan gjatë aksionit. Policia:...

PERPLASJA/ Prokurori i Matit: Trafikantët e drogës më kërcënuan gjatë aksionit. Policia: Gënjeshtër!

81
0
Shares

Asgjësimi i 10600 rrënjëve kanabis dje në Mat nxori në pah një histori të pazakonte me të cilën u përball prokurori Abaz Muça gjatë punës së tij.

Ky i fundit u ndalua të hyjë në parcelat ku kishte marrë informacione se kishte kanabis, duke deklaruar sot për “News 24”se u kërcënua nga trafikantët e armatosur që ruanin parcelat gjatë aksionit. Muça shkon më tej dhe thotë se kërcënimet janë bërë në sy të policisë së Matit dhe se këtë fakt do ta referojë edhe në Prokurorinë e Përgjithshme.“Kur shkuam mbrëmë për të asgjësuar 10600 rrënjë kanabis në njësinë administrative Lis, afroheshim tek parcela një person ka dalë me automatik dhe ia ka drejtuar furgonit të policisë dhe makinës së prokurorisë”,- ka thënë Muça.Por ndryshe nga ai, policia e Matit thotë se nuk është kërcënuar me armë gjatë aksionit të asgjësimit të kanabisit. Burime të policisë së Matit thonë për “BalkanWeb” se kanë parë një person larg në një kodër, por se nuk i ka kërcënuar njeri.

NGJARJA

Prokurori i Matit u nis ditën e djeshme i shoqëruar nga një hetues për në zonën e fshatit Myzë, njësia administrative Lis, në Bashkinë e Matit. Gjatë rrugës për në vendin ku dyshohej se kultivohej drogë, në një zonë pranë fshatit, një automjet tip “Toyota”, fuoristradë, i ka prerë rrugën makinës ku ndodhej prokurori me gjithë hetuesin e çështjes. Prej saj ka dalë një person i armatosur me kallashnikov, i cili ka bllokuar rrugën. Pas një debati për rreth 15 minuta, personi me armë nuk jepte shpjegime se pse pengonte lëvizjen në rrugë. Për këtë arsye, prokurori me oficerin janë kthyer mbrapsht dhe kanë njoftuar policinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY