Infektohen me Covid-19, tre zyrtarë të lartë në Serbi

Infektohen me Covid-19, tre zyrtarë të lartë në Serbi

118
0
Shares

3 zyrtarë të lartë në Serbi kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Mediat serbe kanë bërë me dije se janë prekur me sëmundjen vdekjeprurëse Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maji Gojkoviç si dhe Ministri Serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin.

Sipas burimeve për mediat vendase zyrtarët tashmë izoluar sakaq dyshimet e para janë se ata janë infektuar  gjatë një feste ku kanë marrë pjesë.

Fatmirësisht zyrtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore ndërkohë presin që t’i ndënshtrohen edhe testit të dytë pas disa ditësh.

Gjatë ditës u raportua se edhe drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, është infektuar me COVID-19.

Disa nga mediat e mëdha serbe, bazuar në burime të tyre, shkruajnë se Gjuriç është testuar të premten dhe ka rezultuar pozitiv.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY