Vrasja e dyfishtë në Laç, gjenden armët afër spitalit privat që u...

Vrasja e dyfishtë në Laç, gjenden armët afër spitalit privat që u mjekua ilegalisht autori

135
0
Shares

Policia ka gjetur dy ármët e përdorura në vrásjen e biznesmenëve në Laç, Bujar Lika, dhe Paulin Marku Gjergji.

Raportohet se ármët janë gjetur në afërsi të spitalit privat në Tiranë, ku po kurohej dhe një prej të dyshuarve kryesorë të ngjarjes Eduart Lamaj, i cili u vu në prangat e policisë disa ditë më parë, së bashku me dy mjekët që e operuan.

Lamaj akuzohet si autori kryesor i ekzekutimit të dy biznesmenëve në Laç, Paulin Gjergji Marku si dhe shokun e tij Bujar Lika (Hasani).

Dy mjekët që e operuan Viktor Marku dhe Besim Lama u arrestuan dhe ndodhen në burg për moskallëzim krimi dhe pengim të zbardhjes së vërtetës. Ndërkohë që në kërkim janë 33- vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), personazh i njohur për drejtësinë, 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola, djali i një efektivi policie.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY