Infermierja e burgut të Fierit pozitive me COVID-19, e mori infeksionin nga...

Infermierja e burgut të Fierit pozitive me COVID-19, e mori infeksionin nga vajza

98
0
Shares

Rasti më i fundit pozitiv me Covid-19 nga qyteti i Fierit është një punonjëse e burgut, infermiere. Gruaja medohet se është ínfektuar në Tiranë gjatë një vizite te vajza e saj studente, e cila gjithashtu rezulton  pozitive me koronavirus.

Po ashtu, në këto kushte, janë izoluar dhe disa kolegë të saj në burg, si dhe të burgosur, të cilët kanë marrë shërbime nga infermierja.

Qyteti i Fierit ka patur një shtim të rasteve pozitive ditët e fundit por qarqet që vazhdojnë të mbeten problematikë dhe të mbajnë kryesimin janë Tirana, Shkodra dhe Kruja.

Në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. ISHP njofton se  në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1346 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

STATISTIKA

Testime totale 25918
Raste pozitive 2330
Raste të shëruara 1346
Raste Aktive 931
Humbje jete 53 (Qarku Tiranë 30, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 359
Durrës 180
Shkodër 156
Vlorë 96
Fier 44
Lezhë 31
Korçë 26
Kukës 16
Elbasan 11
Gjirokastër 7
Berat 5

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY