Telefonata e fundit e Billës me Adjola Lakrën, lëvizjet e dyshimta të...

Telefonata e fundit e Billës me Adjola Lakrën, lëvizjet e dyshimta të saj zbulohen nga kamerat

172
0
Shares

Telefonata e fundit e Hekuran Billës ka qenë me 26-vjeçaren, Adjola Lakra, e arrestuar dje nga policia si personi që shërbeu si karrem për lokalizimin e Billës nga autorët e vrasjes.  Ka qenë pikërisht telefonata e fundit e viktimës një nga indiciet e policisë për të vënë në vëzhgim dhe përgjim 26-vjeçaren.

Lakra ishte prej dy vitesh në një lidhje me 40-vjeçarin.  Mësohet se ajo është shtyrë prej Viktor Markut dhe Sebastian Malit që të krijojë njohje dhe lidhje me viktimën, duke përgatitur kështu një plan perfekt deri në realizimin e tij. Adjola Lakra njoftonte Sebastian Malin, për lëvizjet e të dashurit të saj. Pasi la takim me të, 26-vjeçarja ka informuar Malin për vendndodhjen e Hekuran Billës.

Në momentin e vrasjes, ajo ka qenë duke folur në telefon me Billën dhe telefonata ka qëndruar hapur edhe pas ekzekutimit.

Më pas, nga kamerat e sigurisë shihet se pas ekzekutimit, Lakra shfaqet nën shoqërinë e Sebastjan Malit, teksa dorëzonte makinën tip Nissan Mica, të marrë me qira për të ruajtur lëvizjet e Hekuran Billës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY