Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Absurdi kritereve të tenderit në bashkinë e Vlorës: Inxhinieri të ketë diplomë të vitit 1971

06/10/2016
SKANDAL/ Absurdi kritereve të tenderit në bashkinë e Vlorës: Inxhinieri të ketë diplomë të vitit 1971
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nëse Mark Twain do ishte gjallë, e sigurt është se në kriteret e tenderave të bashkisë së Vlorës do të gjente çdo ditë nga një subjekt të denjë për tregimet e tij satirike.
Por Mark Twain nuk jeton më. Ndaj dhe narracionin satirik ka vendosur ta shkruajë kësaj here, me firmën e tij, vetë kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.
“Rehabilitimi i rrugëve Ramize Gjebrea – Gjon Bocari Loti 1”, është prokurimi publik me vlerë 67.037.038 lekë, i shpallur prej tij në 29 shtator 2016.
Për ta fituar këtë tender, Bashkia ka përcaktuar një kriter: kompania fituese të ketë në stafin e saj 5 inxhinierë.
Deri këtu nuk ka asnjë fakt të dyshimtë. Por djalli fshihet në detaje. Dhe është pikërisht një nënkusht i fshehur mes rreshtave, sa satirik, aq edhe “tragjik” në raport me ligjin.
Pa u zgjatur. Nga dokumentat e siguruara nga “BalkanWeb” mësohet se Bashkia e Vlorës kërkon që njëri nga këta inxhinierë, e saktësisht ai për ndërtime civile, të jetë i diplomuar në vitin 1971. Se pse i duhet Bashkisë një inxhinier para këtij viti, këtë vetëm Leli e di.
Vendosja e kritereve të caktuara për të favorizuar operatorë të ndryshëm në tendera publikë nuk përbën më një çudi në Shqipëri. I tillë është edhe ky rast. Një kriter aspak ligjor dhe që as siguron një garë të barabartë për kompanitë që kanë vendosur të fitojnë tenderin “Rehabilitimi i rrugëve Ramize Gjebrea – Gjon Bocari Loti 1”.
Vlera e këtij prokurimi, fituesi i të cilit pritet të shpallet në 19 tetor 2016, është shumë e lartë. Ndaj dhe ky kriter i diplomës së vitit 1971 ngjason me një kusht klientelist. Dhe kushtet klinteliste nuk janë ligjore për sa kohë synojnë të përjashtojnë kompanitë nga pjesëmarrja në tender, të ulin konkurrencën dhe të sigurojnë fituesin e paracaktuar.
Tani mbetet vetëm të shihet se cila firmë që ka inxhinierin e diplomuar në vitin 1971 do ta fitojë pas 13 ditësh, tenderin prej 67 milionë lekësh të reja për “rehabilitimin e rrugëve Ramize Gjebrea – Gjon Bocari Loti 1”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.