DETAJE/Vlora shënon raste nga fasoneritë, viktima banonte në lagjen vatër

DETAJE/Vlora shënon raste nga fasoneritë, viktima banonte në lagjen vatër

197
0
Shares

Gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë u shënuan 11 raste të reja, ndërsa ka ndërruar jetë një 77 vjeçar.

Nderkaq, sipas Ora News, mesohet se ky i fundit ka qenë i karantinuar në shtëpi ndërkohë që mbrëmjen e djeshme (26 qershor) shfaqi probleme të rënda shëndetësore.

Pavarësisht se ai u nis drejt Tiranës, nuk arriti të mbijetojë. Nga burimet mendohet se ai është kontakt i një banori në lagjen ku jeton. Sipas burimeve, 77 vjeçari jeton në lagjen 15 tetori në Vlorë, shumë pranë lagjes Partizani e cila është kthyer në një vatër infeksioni vetëm pak ditë më parë.

Ndërsa përsa i përket të infektuarve, 1 prej tre dyshohet të jetë kontakt i një personi të infektuar më parë. 1 tjetër i infektuar është nga fshati Peshkëpi dhe mendohet të jetë infektuar nga djali i ardhur nga Tirana.

Një i infektuar dyshohet se është infektuar nga familjarë i ardhur nga Greqia. Katër raste kontakti në fasonerinë që u mbyll disa ditë më parë fasoneri këpucësh me 250 punonjës.

Katër raste në fasonerinë e atleteve me mbi 150 punonjës që pritet të mbyllet.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY