KLSH nënshkruan marrëveshje me IKAF

KLSH nënshkruan marrëveshje me IKAF

61
0
Shares

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF).
Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, tha se e konsideron pjesë integrale të punës së saj bashkëpunimi me OJQ-të dhe shoqatat e profesionistëve të fushave të ndryshme, duke numëruar rreth 23 marrëveshje me institucione të tjera shtetërore, OJQ dhe organizata të profesionistëve të fushës.
Në këtë kuadër, kreu i KLSH u shpreh se profili i IKAF-it, si një institut i kontabilistëve dhe i audituesve, i jep nuanca të veçanta bashkëpunimit në shkëmbimin e eksperiencës dhe ekspertizës, duke i ftuar ekspertët e IKAF-it që të angazhohen si lektorë për trajnimin e audituesve shqiptarë.
Nga ana e tij, kreu ekzekutiv i IKAF, Bujar Krasniqi, u shpreh se Kontrolli i Lartë i Shtetit  përfaqëson një institucion me një eksperiencë të gjatë dhe se marrëveshja e bashkëpunimit do të jetë tepër produktive për institutin që ai drejton.
Krasniqi u shpreh besimplotë se bashkëpunimi do të jetë tepër aktiv dhe e konsideroi vlerë për IKAF-in nënshkrimin e marrëveshjes me KLSH duke shtuar se do të ketë në fokus shkëmbimin e eksperiencës dhe ekspertizës nëpër trajnimeve dhe aktiviteteve në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe financave.
Në përfundim të fjalës së tij, Drejtori Ekzekutiv i IKAF-it falënderoi KLSH-në për kujdesin që tregon në diversifikimin e bashkëpunimit me institucione dhe OJQ të Kosovës.
Në këtë takim morën pjesë drejtues e auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe specialistë të Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY