JORIDA TABAKU/ Biznese që punojnë 20 orë në ditë për bukën e...

JORIDA TABAKU/ Biznese që punojnë 20 orë në ditë për bukën e gojës

94
0
Shares

Mund t’i biesh Shqipërisë kryq e tërthor dhe do të dëgjosh të njëjtat ankesa nga ato që jetën e tyre ia kanë dedikuar një biznesi të vogël. Të lodhur, të stërmunduar nga stresi që qeveria i jep përditë; të burgosur nga taksat që rriten përditë, të skllavëruar nga tarifat e taksat e bashkisë që i trajton si bujkrob.

Që përpara se të pandemia të binte kanë vërejtur se si konsumi tkurrej, se të ardhruat e tyre të pakta që fitoheshin shkonin për taksat që rriten përditë dhe për tarifat që kurrë nuk i marrin mbrapsht ne sherbime. Biznese me katër punonjës që vizitohen më shpesh nga xhambazët e tatimeve (që ngjajnë me oficerë të partisë në pushtet se sa më nëpunës civilë) se sa nga klientët. Biznese që mbyllen sepse nuk kanë më të ardhruat e dikurshme.

RAMAVIRUSI që ka prekur jetën e bizneseve dhe xhepat e qytetarëve është sëmundja që po gërryen prej 7 vitesh vendin. Ka krijuar një krize të jashtezakonshme në buxhetin e shtetit dhe gjithashtu edhe në buxhetet familjare. EUROBAROMETRI vetëm sa vërtetojë varfërinë ekstreme ku 26% e shqiptarëve nuk paguajnë dot ujë e drita, ku 19% e shqiptarëve (më të lartët në rajon) nuk kishin mundësi të paguanin ushqimet e shportës.

Një qeveri që sipas raporteve ndërkombëtare, rrezikon të çojë në varfëri rreth 50% të shqiptarëve. Akoma më keq, në një nivel varfërie të 15 viteve më parë. Kushdo që del dhe takon qytetarët e ka të qartë se këto shifra janë edhe më të kobshme se sa raportet e thata por serioze. Shqiptarët varfërohen dhe qeveria pasurohet. Shqiptarët skllavërohen 20 orë në ditë në punë e nuk mbijetojne.

Ka ardhur koha që të mbështetet puna, të mbështetet mundi, të stimulohet konkurenca e lirë dhe të ketë mundësi për të gjithë! Shqiptarët meritojnë më shumë, meritojnë të jetojnë e punojnë pa stresin e qeverisë, pa sulme e presion! Ato meritojnë të vlerësohen për mundin e tyre dhe jo të taksohen për t’u vjedhur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY