E lidhur dhe me vrasësin dhe me viktimën, zbardhen detajet nga dosja:...

E lidhur dhe me vrasësin dhe me viktimën, zbardhen detajet nga dosja: Si e reja nga Berati futi në kurth Hekuran Billën

280
0
Shares

Policia ka árrestuar një tjetër të dyshuar që ka marrë pjesë në ekzekutimin mafioz të Hekuran Billës te Komuna e Parisit mbrëmjen e 11 qershorit. Gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje është vënë në pranga një 26-vjeçare, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrásjen e 40-vjeçarit Hekuran Billa.

Kush eshte 26-vjeçarja?

Në pranga është vënë Adjola Lakra, 26 vjeç, banuese në Tiranë. Nderkaq Gazeta Si ka treguar detajet lidhur me bashkepunimin e deri tek marredhenia me vrasesin dhe viktime.

“Ajo ishte e dashura edhe e vrásësit dhe e víktimës”, kështu e përshkroi shkurt për gazetën “Si” agjenti ,Adjola Lakrën. – E moshës 26 vjeç, vajza nga Berati dyshohet që fillimisht ka pasur lidhje me Sebastian Malin, nën árrest. Nipi i Prel Markut dyshohet se e ka instruktuar vajzën që të krijojë njëkohësisht lidhje edhe me Hekuran Billën, të cilit i ka kërkuar takim. Njohja e tyre ka ndodhur përmes Instagram”, shtoi burimi i gazetës “Si”.

“Por bashkëpunëtorja në krim, pasi u lidh me Hekuran Billën dyshohet të ketë informuar njëkohësisht për çdo lëvizje të dashurin e parë, Sebastiano Malin.

Xhesika sipas një dëshmie të publikuar më herët nga gazeta “Si” ka rrëfyer se pavarësisht rrëfimit të të dashurit, ajo nuk e kishte takuar mbrëmjen kur ndodhi krimi.

Ne u takuam rreth orës 13.00 poshtë banesës sime, ndenjëm nja dhjetë minuta dhe që nga ajo ditë ne u takuam në datë 14”, rrëfen vajza në dosjen që gazeta “Si” disponon. Por që në krim ishte angazhuar edhe një femër u zbulua nga dëshmia e Arjan Tomës, punonjës në pikën e servisit, ku Sebastiano Mali mori mjetin Nissan Mikra.

Dëshmitari i tha policisë sipas burimeve policore se kur ishte kthyer në servis për të marrë mjetin e tij, ai ishte i shoqëruar me një femër.

Vajza zbriti nga makina dhe e priti dhe makina smart, ndërsa Sebastiano Mali më qerasi me një coca-cola”, tha dëshmitari. Ndërkohë që e përshkroi gjendjen e klientit  me fytyrë të skuqur dhe mbante një facoletë në dorë.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve të shumta për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është vënë në pranga për veprën penale “Ármëmbajtja pa leje”, shtetasi A. A., të cilit i është gjendur dhe sekuestruar një ármë zjarri tip pistoletë me një krehër 7 fishekë.

Policia thotë se vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë ngjarje. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vrásja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetases Adjola Lakra.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY