BE jep rekomandimin, ky është ilaçi i parë zyrtar i përdorshëm kundër...

BE jep rekomandimin, ky është ilaçi i parë zyrtar i përdorshëm kundër COVID-19

283
0
Shares

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar autorizimin e ilaçit anti-viral Remdesivir për trajtimin e pacientëve me koronavirus në Bashkimin Europian.

‘Remdesivir është medikamenti i parë për Covid-19 që autorizohet për përdorim në  BE’, tha EMA në një deklaratë.

Ilaçi  ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së personave të prekur me Covid-19. kur merej që në fazat e hershme të infeksionit.

Ndërsa shumë vende vazhdojnë të vuajnë si pasojë e pandemisë, interesi për ilaçin ka qenë i lartë pasi nuk ka ende një kurë të aprovuar apo vaksina kundër Covid.

Testi i fundit mbi remdesivir tregoi se, ilaçi uli me 31% shtrimin në spital të pacientëve, kundrejt atyre që kishin marrë një trajtim placebo.

Një studim i mëparshëm në Sh.B.A, i udhëhequr nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë kohët e fundit zbuloi se ilaci shkurtoi kohën mesatare të rimëkëmbjes nga 15 ditë në 11 ditë në pacientët e shtruar në spital me sëmundje të rëndë.

Më 16 qershor, studiuesit në Angli thanë mund të zvogëlojë vdekjet me një të tretën në pacientët e shtruar në spital. Kur u publikuan rezultatet, qeveria britanike menjëherë autorizoi përdorimin e ketij ilaci në MB.

Burimi; euronews./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY