Maqedonia e Veriut heq kufizimet dhe karantinën e detyrueshme, kur hapen plotësisht...

Maqedonia e Veriut heq kufizimet dhe karantinën e detyrueshme, kur hapen plotësisht kufijtë

121
0
Shares

Prej ditës së sotme hapen të gjitha vendkalimet kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku vendasit dhe të huajt do të lëvizim pa pengesa, pa detyrim testi COVID-19 dhe pa karantinë të detyrueshme.

Vendimi u mor nga qeveria mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Qeveria mori vendim që më 1 korrik të hapen për qarkullim edhe aeroportet e Shkupit si dhe ai në Ohër.

Mbetet si detyrim respektimi i rekomandimeve për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse personale, mbajtjes së distancës dhe dezinfektimet e shpeshta.

Sipas autoriteteve shëndetësore, hapja e kufijve nuk paraqet rrezik të dukshëm për rritjen e numrit të rasteve të reja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY