Morën kredi si të goditur nga pandemia, arrestohen 5 mashtruesit shqiptarë

Morën kredi si të goditur nga pandemia, arrestohen 5 mashtruesit shqiptarë

202
0
Shares

5 persona ne  Zvicer yshohet se kanë marrë kredi të njohura si “COVID”, të cilat arrijnë shumën prej disa qindra mijë frangash, transmeton albinfo.ch. Kreditë i kanë marrë nga banka të ndryshme me informacion të rremë.

Mashtruesit e dyshuar janë arrestuar në kuadër të një aksioni të koordinuar me trupat përkatëse të policisë në kantonet: Aargau, Zug dhe Cyrih. Gjatë kontrollimit të banesave të të dyshuarve janë sekuestruar dokumente, bartës të dhënash (cd) dhe mjete pasurore. Hetimet e mëtejshme janë duke vazhduar.

Të arrestuarit janë katër burra dhe një grua të moshave nga 21 deri 52-vjeçare, nga Kosova dhe Zvicra.

Dy persona janë lënë të lirë, pasi janë marrë në pyetje nga policia ose gjyqtarët hetues; tre të tjerët vazhdojnë të jenë në paraburgim. Derisa të merret një gjykim i formës së prerë, të gjithë të përfshirët konsiderohen të pafajshëm.

Siç është shkruar në vazhdimësi, që nga shpërthimi i pandemisë, Zvicra, me qëllim të mbështetjes së bizneseve të prekura nga kjo krizë, ka dhënë kredi, të quajtura “Covid”, por ka patur pafund raste, qe njerezit kane perfitur dhe kane aplikuar pa qene te demtuar nga situata.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY