Janë sekuestruar 12 kg kanabis në Korçë.
Sipas burimeve të policië, kanë rënë në pranga Pandeli gjylapi 26 vjeç, Stavri Fani 24 vjeç, Lorenc Çipi 29 vjeç.
Tre të arrestuarit po lëviznin me mjetin tip “Ford” me
targa AA 315 PT.
Gjatë kontrollit trupor që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj këtij të fundit, në xhepin e xhupit të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2,6 gr lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.
Në vijim të kryerjes së veprimeve proceduriale në lidhje me këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Pandeli Gjylapi u gjet sasia prej rreth 12
kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, e vendosur në bidona plastikë,
1(një) peshore elektronike me ngjyrë jeshile,
disa qese të ndryshme farmaceutike.
1(një) grirëse, për lëndë narkotike të llojit Canabis Sativa.
Si edhe një sasi vlere monetare prej 90 Euro, dhe 237.500 lek të reja me prerje të ndryshme.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni
283/2 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/