KORCE&POGRADEC/ Procedim penal per 5 zyrtare te zonave te Mbrojtura

KORCE&POGRADEC/ Procedim penal per 5 zyrtare te zonave te Mbrojtura

169
0
Shares

Policia e Korces dhe Pogradecit ka permbyllur operacioni “Llënga” për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve.

Pergjate tij jane proceduar penalisht 7 shtetas, 5 prej të cilëve punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura për “Shpërdorim detyre” dhe 2 të tjerë për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Nderkohe jane sekuestruar 30 m ³ dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.

Nderkohe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : A.Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Vërdovë. Personat ndaj te cileve filloi procedimi penal në gjendje të lirë jane: F. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë,
A. J., 60 vjeç; G. B., 31 vjeç; M. B., 37 vjeç; E. Sh., 38 vjeç; E. G., 59 vjeçe, (me detyrë teknik dhe inxhinierë pranë ADZM-Korçë).

Si ndodhi ngjarja:

Në afërsi të fshatit Vërdovë, shërbimet e policisë kanë konstatuar shtetasit A.Xh., dhe F. K., duke transportuar me mjetet respektive “Benz”, pa targa, të ngarkuara me sasi dru zjarri, pa dokumentacion përkatës.

Shtetasi A.Xh., drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa pesë punonjësit e lartpërmendur dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrolle dhe favorizuar shtetasin F. K., në zonën mbrojtur të pyllit të fshatit Llëngë-Pogradec.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY