“Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit”, flet Rama për herë të parë: Një...

“Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit”, flet Rama për herë të parë: Një fletërrufe e revolucionit kinez, baltë mbi Kosovën e shqiptarinë

87
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka folur per here te pare në Kuvend mbi njoftimin e djeshëm për aktakuzën ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

Rama e ka quajtur aktakuzen e Prokurorise nje tekst qe i ngjan nje fleterrufeje te revulucionit kulturor kinez, e qe hedh balte mbi Kosoven dhe gjithe shqiptarine.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se udhëheqësit e UÇK shkruan historinë e pandryshueshme të Kosovës.

Përballë historisë, as Thaci, as Veseli, as Haradinaj dhe asnjë prej krejt të akuzuarve nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike, sepse përtej kësaj tërkuze të një gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare, ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë dhe e kanë bërë historinë vetë, duke i dhënë asaj pandryshueshmërinë e mundshme në jetë të jetëve, si histori e çlirimit të asaj pjese të pandashme të kombit shqiptar, që quhet Kosovë. Na duhet të bëjmë një hulumtim të shpejtë në kujtesë për ta sjellë tani në vëmendje se është faji i tyre që u trondit ndërgjegjja tërësisht e fjetur e perëndimit, e botës së qytetëruar, në raport me Kosovën. Është pikërisht falë tyre dhe falë atij grupi djemsh, që i hynë detit në këmbë, duke pasur gjithë botën kundër dhe jo derë po asnjë vesh të hapur në kërkim të asaj që sot duket Kosova e pavarur”,-u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/563782487643060/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY