Operacioni Forca e Ligjit ka trokitur sot në derën e 4 shtetasve nga Lezha për t’i dërguar kërkesën me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Altin Shkrepi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Bardhok Toni, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Blerjan Pjetri, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/