Tabaku nxjerr videon nga Fieri: Qeveria jep 23 milionë euro për një...

Tabaku nxjerr videon nga Fieri: Qeveria jep 23 milionë euro për një gërmadhë, paratë në xhepin e Klodian Zotos

218
0
Shares

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, denoncon në ‘Facebook’ se qeveria ka dhënë 23 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për inceneratorin e Fierit, që sipas ish-deputetes është vetëm një gërmadhë.

Teksa publikon pamjet e inceneratorit, ku sipas saj, shihen vetëm dy mure dhe një karabina, Tabaku thekson se 23 milionë eurot e buxhetit kanë shkuar në xhepin e Klodian Zotos dhe të atyre që ndodhen pas tij.

Inceneratori i Fierit: 23 milionë euro për vetëm nje germadheÇfarë po shihni në këto pamje, dy mure dhe një karabina është ajo që qeveria quan “Inceneratori i Fierit”. Ka 3 vjet që kompania, Integrated Technology Waste Treatment Fier, ka marrë para nga buxheti i shtetit sepse po ndërton një incenerator modern dhe funksional.Sot, pasi i janë paguar 23 mln euro nga taksat e shqiptarëve, pra më shumë se gjysma e pagesës totale, ajo që shohin shqiptarët është thjeshtë një kantier i braktisur. Paratë nga buxheti drejt xhepit të Klodian Zotos dhe të atyre që ndodhen pas tij vazhdojnë të shkojnë normalisht ndërkohë që qytetarët gënjehen nga kryeministri dhe shpura e tij..Pamjet e mëposhtme janë një tjetër shembull se si kjo qeveri dhe kryeministri i saj kryejnë punët në këtë vend. Mjafton t’ju kujtoj se sa eficente ishte qeveria për t’i dhënë një dorë kompanisë së Zotos për këtë investim serioz strategjik.Ajo nxorri 17 VKM brenda ditës që hapnin garën, merrnin ofertën, shqyrtonin ankimimet, jepnin kontratën dhe firmosnin kontratën dhe lejet. Pra një super eficencë qeveritare në shërbim të kompanisë dhe njerëzve që fshihen pas KLodian Zotos ndërkohë që sot e kësaj dite shumica e shqiptarëve ankohen që as pagë lufte nuk kanë marrë lëre pastaj të flasim për ligje në shërbim të sipërmarrjes apo shtresave në nevojë.Fill pasi kompania në fjalë fitoi PPP prej 38 milion euro, një nga aksionerët italianë që ishte specializuar për këtë proces largohet sepse aksionet e saj i bleu një kompani shqiptare e panjohur në këtë fushë për vetëm 20 mijë lekë.Në të njëjtën skemë mafioze dhe korruptive janë firmosur edhe dosjet e PPP-ve për inceneratorin e Elbasanit dhe Tiranës.Sakaq, kontratat e inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës janë të vetmet ku pagesa fillon në momentin e firmosjes së kontratës. Madje eficencën qeveria dhe kryeministri e ka treguar edhe në ditët më të vështira të shqiptarëve. Pasi ra tërmeti i nëntorit 2019, kompanitë e inceneratorëve morrën 4 mln euro nga buxheti i shtetit, ndërkohë që Shqipëria nisi të mbyllej nga pandemia sërishmi kompanitë e inceneratorit të Tiranës morrën nga taksat e shqiptarëve dhe pagesa e fundit është e ajo e kryer pikërisht për inceneratorin e Fierit diten e djeshme.Gati tre vjet më parë, saktësisht në Nëntor 2017, Partia Demokratike denoncoi aferën e inceneratorëve e cila u reflektua nga shumë pak media. Në shkurt 2018 një interpelancë me tre ministra u mbajt pikërisht për këtë çështje. Një dosje voluminoze u trajtua në parlament nga opozita dhe ministrat e qeverisë nuk denjuan as të jepnin informacion por as t’i përgjigjeshin pyetjeve. Edhe kjo u trajtua shumë pak nga media.Vlera e këtyre kontratave kriminale dhe abuzive kap shifrën totale të gati 500 mln eurove. Pra buxheti i shtetit do t’i paguajë këtyre kompanive 500 mln euro, gati sa vlera e borxhit në Euro që qeveria shqiptare morri para disa ditësh në treg.Një tempizëm perfekt i qeverisë Rama nga dita e parë dhe deri më tani. Një banditizëm dhe hajdutëri me paratë e djersës së shqiptarëve që ua rrit taksat përvit që të përfitojnë Zotot dhe ato që fshihen pas tyre. Nuk ka para për shqiptarët buxheti i shtetit por ka vetëm për inceneratorët. Nuk ka para për qytetarët dhe sipërmarrësit por ka vetëm para për oligarkët dhe shpuren e atyre që i shërbejnë Ramës.Koha është e pamëshirshme me ato që tallen me djersën dhe mundin e qytetarëve.

Publiée par Jorida Tabaku sur Mercredi 24 juin 2020

“Qeveria nxorri 17 VKM brenda ditës që hapnin garën, merrnin ofertën, shqyrtonin ankimimet, jepnin kontratën dhe firmosnin kontratën dhe lejet. Pra një super eficencë qeveritare në shërbim të kompanisë dhe njerëzve që fshihen pas KLodian Zotos ndërkohë që sot e kësaj dite shumica e shqiptarëve ankohen që as pagë lufte nuk kanë marrë lëre pastaj të flasim për ligje në shërbim të sipërmarrjes apo shtresave në nevojë.

Fill pasi kompania në fjalë fitoi PPP prej 38 milion euro, një nga aksionerët italianë që ishte specializuar për këtë proces largohet sepse aksionet e saj i bleu një kompani shqiptare e panjohur në këtë fushë për vetëm 20 mijë lekë.

Në të njëjtën skemë mafioze dhe korruptive janë firmosur edhe dosjet e PPP-ve për inceneratorin e Elbasanit dhe Tiranës.Sakaq, kontratat e inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës janë të vetmet ku pagesa fillon në momentin e firmosjes së kontratës. Madje eficencën qeveria dhe kryeministri e ka treguar edhe në ditët më të vështira të shqiptarëve. Pasi ra tërmeti i nëntorit 2019, kompanitë e inceneratorëve morrën 4 mln euro nga buxheti i shtetit, ndërkohë që Shqipëria nisi të mbyllej nga pandemia sërishmi kompanitë e inceneratorit të Tiranës morrën nga taksat e shqiptarëve dhe pagesa e fundit është e ajo e kryer pikërisht për inceneratorin e Fierit diten e djeshme”,-denoncon ish-deputetja.

Tabaku thote se vlera e këtyre kontratave kriminale dhe abuzive kap shifrën totale të gati 500 mln eurove. Pra buxheti i shtetit do t’i paguajë këtyre kompanive 500 mln euro, gati sa vlera e borxhit në Euro që qeveria shqiptare morri para disa ditësh në treg.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY