Përhapja e infeksionit nga spitalet, Kalo shigjeton mjekët: E pafalshme të ulet...

Përhapja e infeksionit nga spitalet, Kalo shigjeton mjekët: E pafalshme të ulet vigjilenca nga stafi mjekësor

160
0
Shares

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, jep sa here mesazhe te forta dhe thirrje te hapura për situatën e krijuar nga koronavirusi, ku kohët e fundit ka pas një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve.

Ai ripërsërit thirrjen për qytetarët që të respektojnë masat kunër COVID-19, dhe nderkaq ben thirrje te jemi me te pergjegjshem.

Më tej, Kalo kritikon ashpër edhe stafin mjekësor të QSUT, që së fundi është kthyer në burim infeksioni, duke infektuar edhe pacientët.

“ËSHTË e PAFALSHME që Personeli i Dhënies së Përkujdesit Mjeksor t’a ulë vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit prej Sars-Cov2/Covid-19, duke shtuar shkallën e infektimit të tyre POR edhe duke u bërë disa herë burim i infektimit për të tjerët”,-shkruan ai.

“Ditët e fundit vërehen tre dukuritë e mëposhtëme në sfidën ndaj tij: 1- shtimi i rasteve në përgjithsi, 2- shtimi i të sëmurëve në spitalin Covid-1, si dhe 3- prekja edhe e moshave të reja deri dje të pa prekura….NUKU bëhët fjalë aspak për një “Con-virus” ose “Con-flu” (“virus budalla” ose “grip budalla”), sikundër mundet t’a keni dëgjuar apo lexuar edhe në shtypin apo TV e huaj….SARS-COV2/COVID-19 është “një virus inteligjent”, REAL dhe sëmundje e vdekje-shkaktues….

ËSHTË e PAFALËSHME që pas një mbrojtje prej pothuajse tre mujore të moshave të treta dhe të atyre me ko-morbozitete, t’i ekspozojmë ato kaq brutalisht e frikshëm ndaj kësaj sëmundje…..ËSHTË e PAFALSHME që Personeli i Dhënies së Përkujdesit Mjeksor t’a ulë vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit prej Sars-Cov2/Covid-19, duke shtuar shkallën e infektimit të tyre POR edhe duke u bërë disa herë burim i infektimit për të tjerët…SARS-COV2/COVID-19 është edhe për shumë kohë mes nesh dhe ndaj tij DUHET vijuar, të ushtrohet kujdesi maksimal për të mos u i infektuar…Ju duam, ju respektojmë dhe jemi pranë jush për t’ju ndihmuar në çdo kohë….BASHKË dhe me MIRËBESIM reciprok NE me shumë siguri do ja dalim edhe kësaj sfide jetësore me Sars-Cov2/Covid-19!!!”,-shkruan ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY