57 të arrestuar nga operacioni i fundit në Korçë, shkatërrohen 4...

57 të arrestuar nga operacioni i fundit në Korçë, shkatërrohen 4 grupe kriminale

356
0
Shares

Policia ka finalizuar nje operacion se fundmi ne Korçë,  si rezultat i të cilit u shkatërruan 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të operacionit u arrestuan 57 persona dhe u shpallën në kërkim 8 të tjerë. Mesohet se gjatë operacionit janë sekuestruar kanabis, kokainë, laboratorë për kultivimin e bimëve narkotike, fara kanabisi, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

Vihet në pranga 40-vjeçari K. H., pjesë e njërit prej 4 grupeve të strukturuara kriminale, i cili për qëllime përfitimi të grupit në të cilin bënte pjesë, transportonte emigrantë të paligjshëm, duke iu premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, si dhe merrej edhe me trafikimin e lëndëve narkotike.

“Pas informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe falë koordinimit të veprimeve, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim K. H., 40 vjeç, banues në fshatin Kurilë, Devoll”,njofton polciia.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY