Shkon në 48 numri i të vdekurve nga koronavirusi në vend. Ndërron jetë një 90-vjeçar me Covid-19 në spitalin Infektiv.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë 90-vjeçari vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
“Një pacient 90 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese silikoza, hipertension.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse për të kufizuar përhapjen e COVID19.
Nga fillimi i epidemisë, 48 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore dhe terapive të mjekimit”,-njofton policia.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/