Hapja e kufijve më 1 korrik, vendet e BE nuk gjejnë dakordësi:...

Hapja e kufijve më 1 korrik, vendet e BE nuk gjejnë dakordësi: Cilat shtete mund të përjashtohet nga vendimi

292
0
Shares

Ambasadorët e BE janë mbledhur sot për të diskutuar planin për hapjen e kufijve më 1 korrik. Nuk ka një dakordësi nga të 27 vendet anëtarë pasi disa janë të shqetësuara kurse të tjerat duan një rihapje sa më të shpejët.

Por deri tani plani sipas mediave ndërkombëtare është se Brukseli po mendon mos hapë kufijtë për vendet që kanë shumë shifra të larta infektimesh.

Ndër to futen SHBA, Rusia, Brazili, India, Peruja, Kili, Irani apo Panamaja me Arabinë Saudite. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë deri javën tjetër pasi të 27 vendet duhet të dakordësohen.

Në disa vende të rajonit, rastet po shtohen ndjeshëm, raporton gazeta austriake Der Standard. Sipas saj, kjo situatë ka shqetësuar Brukselin që po shqyrton mundësinë për të mos hapur kufijtë me këto vende.

‘Edhe në Kosovën fqinje, numrat janë rritur shumë gjatë dhjetë ditëve të fundit dhe nuk kanë qenë kurrë më të larta.

Më 16 qershor u shënua një rekord me 141 infeksione të eja. Një pamje e ngjashme, por jo kaq dramatike, shfaqet në Shqipëri, ku kurba është rritur përsëri.

Kjo është një arsye tjetër pse në Bruksel janë të shqetësuar dhe të pasigurt nëse duan të lejojnë qytetarët nga Ballkani të hyjnë në vendet e BE në të ardhmen.

Në të kundërt, disa nga vendet e Europës Juglindore si Bosnja, nuk kanë hapur ende kufijtë e tyre për turistët,’-shkruan gazeta.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY