DESHMIA/Eduart Lamaj mohon lidhjen me viktimat: Qëllova për vetëmbrojtje, kisha punë me...

DESHMIA/Eduart Lamaj mohon lidhjen me viktimat: Qëllova për vetëmbrojtje, kisha punë me pronarin e lokalit

172
0
Shares

Ditën e sotme është zbardhur një pjesë nga dëshmia e Eduard Lamajt, personi i akuzuar si autor i vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e 30 majit në një hotel në Kurbin.

Raportohet se Lamaj e ka mohuar para oficerëve të policisë së lidhjen me dy viktimat. Sipas tij, ai nuk ka pasur asnjë problem me ta, por me pronarin e lokalit, Ilirjan Allamanin për shkak të një borxhi që ky i fundit i kishte.

Lamaj gjithashtu thotë se nuk ka qëlluar i pari dhe se plumbat e tij kanë qenë për vetëmbrojtje.

Kemi punuar të dy në Itali me Ilirjan Allamanin, pronari i lokalit ku ndodhi vrasja. I kam kërkuar disa herë Ilirit lekët, por nuk mi ka dhënë, por jemi sharë e më ka ofenduar. Sapo kemi hyrë në lokal jam qëlluar nga një person që nuk e njihja, dhe në momentin që jam qëlluar jam rrëzuar, kam filluar dhe unë të qëlloj për vetëmbrojtje. Unë u kam kërkuar ndihmë”, është shprehur ai.

Pas dëshmisë së Lamajt policia shpalli në kërkim 3 bashkëpunëtorët e tij Klaudio Perkola, Ilir Xhepaj dhe Elson Alija.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY