Mediat italiane bëjnë të ditur se një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi djali i tij kishte denoncuar në polici dhunën që ushtronte me rrip ndaj nënës.
Pas këtij denoncimi, mësohet se në pranga është vënë 46-vjeçari K. A., me banim në Breshia. Ai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes edhe para vajzave të moshës 16 dhe 8 vjeç. Ndërsa djali që denoncoi babanë, në moshë madhore të çiftit, nuk jeton me prindërit. Ai ishte lajmëruar nga një prej motrave të tij.
Ndërsa gruaja e dhunuar u transportua me autoambulancë në spital, pas kontrollit në banesë, agjentët gjetën kokainë në dhomën e gjumit, nga e cila doli shqiptari dhunues me ardhjen e trupave të policisë në banesë. Mbi komodinë, ishte një pjatë me mbetje kokainë, një kartë supermarketi që gjithashtu kishte gjurmë kokaine, një brisk rroje, një peshore, dhe një qeskë brenda së cilës kishte 21 gramë kokainë.
Mes të brendshmeve të gruas, në një sirtar, ishin fshehur materiale për të përzier drogën. Në një sirtar në kuzhinë, u gjetën dy peshore, ndërsa një tjetër u gjet në kuzhinë, pranë një filxhani brenda së cilës kishte “pluhur” të presuar (përzierës për kokainën).
Së fundmi, u gjetën tre paketime me marijuanë, me një peshë totale 1.7 k.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/