Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur me datë 08.03.2015 në fshatin Gëziq – Mirditë, ku 2 persona të maskuar dhe të armatosur, kanë vjedhur banesën e shtetasit Gj.L.
Në pranga është vënë autori i dytë i kësaj ngjarje 26-vjeçari Gentian Marku.
Policia sqaron se është bërë i mundur arrestimi i autorit të dytë dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes së ndodhur me datë 08.03.2015 në Gëziq – Mirditë , ku 2 persona të maskuar , nën kërcënimin e përdorimit të armës së zjarrit automatik që ishin të armatosur, kanë vjedhur banesën e shtetasit Gj.L. Nga hetimet e kryera rezulton se autorët janë Gentian Marku , 26 vjeç, banues në Mirditë dhe Paulin Ndreca, 21 vjeç, banues në Mirditë, i cili është arrestuar me datë 17.10.2016 dhe aktualisht ndodhet në burgun e Lezhës me masë sigurimi personal “Arrest me burg” në lidhje me këtë ngjarje.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 140-25 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/