Shtyhet sërish gjyqi për Tahirin, ja kur merret vendimi

Shtyhet sërish gjyqi për Tahirin, ja kur merret vendimi

164
0
Shares

Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Mësohet se gjykata e Posaçme e Apelit do të vendosë të premten e 26 qershorit për ish-ministrin.

 Në sallën e gjyqit ishin edhe përfaqësues të ambasadës amerikane për tu njohur me vendimin e trupës gjykuese, me një gjyqtar të ri, Dhimitër Lara, për shkak të shkarkimit nga vetingu të gjyqtares Nure Dreni.  Dhimiter Lara deklaroi në seancë se ishte njohur me aktet. Më pas trupi gjykues u tërhoq dhe vendosi të shtyjë dhënien e vendimit më datë 26 qershir në orën 13:00.

Rreth 6 muaj më parë Jaeld Cela dhe ish-ministri Sajmir Tahiri u shpallën fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë që prokuroria kërkoi dënimin për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Për Saimir Tahirin dënimi i Shkallës së Parë u konvertua në 3.5 vite ne shërbim prove, ndërsa Jaeld Çela u dënua me 5 vite burg.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY