Zbardhen emrat e tre bashkëpunëtorëve të Eduard Lamaj në vrasjen e dyfishtë në Kurbin.
Ata janë Klaudio Perkola, Ilir Xhepaj dhe Elson Alija, të tre nga Kurbini. Ata jane shpallur ne kerkim.
33- vjeçari Ili Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola janë tre personat të cilët së bashku me Eduard Lamajn ekzekutuan mbrëmjen e 30 majit dy biznesmenët Bujar Lika (Hasani) si dhe Paulin Gjergji Marku.
Ndërkohë janë sekuestruar mjeti ‘’Volksëagen’’ që ka shërbyer për lëvizjen e autorëve si dhe ‘Land Roveri’ me të cilin u transportua Eduard Lamaj në klinikën private.
Ilir Xhepaj ndërkohë është aktualisht në kërkim edhe për një plagosje të ndodhur në maj të këtij viti, para vrasjes së dy biznesmenëve.
Policia e Lezhës ka ushtruar kontrolle në banesat e të shpallurve në kërkim si dhe në lidhje miqësore të tyre.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/