Maqedonia vendos hapjen e kufijve

Maqedonia vendos hapjen e kufijve

82
0
Shares

Maqedonia e Veriut do hape kufijte duke filluar nga data 26 qershor, nderkohe qytetarët qe do hyjne ne Maqedoni nuk do të karantinohen.

Parlamenti vendosi:

Hapjen e plotë të pikave kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për udhëtim pa pengesa të udhëtarëve dhe automjeteve, pa testin PCR, dhe pa nevojën e realizimit të vetizolimit ose domosdoshmëri të karantinës shtetërore, vendimi hyn në fuqi më datë 26.06.2020.

Hapjen e transportit në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe aeroportin “Shën Apostol Pavle” në Ohër, me protokole të veçanta për punë, vendimi hyn në fuqi pas miratimit të protokolleve për punë.

Në seancë parlamentare u miratua edhe propozimi i komisionit për sëmundje pranë Ministrisë së Shëndetësisë për fillimin e punës edhe brenda hapësirave të mbyllura të hoteleve përmes një protokoli të përshtatshëm për punë, duke filluar nga 26 qershori 2020.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY