Tiranë, ja sa persona u arrestuan brenda 24 orëve

Tiranë, ja sa persona u arrestuan brenda 24 orëve

142
0
Shares

Brenda 24 orëve në Tiranë janë arrestuar 7 persona. Sipas informacioneve nga Drejtoria Vendore e Policisë, të arrestuarit kanë kryer vepra penale të ndryshme. Më poshtë keni listën me emrat dhe të dhënat e tyre.
 1. Më datë 18.03.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit:
– Skerdilajd Selimi, 30 vjeç, banues në Tiranë
Për këtë shtetas disponoheshin informacione që qarkullonte me armë zjarri tip pistoletë dhe në afërsi të Rrugës “Halit Bega”, është konstatuar nga Shërbimet e Policisë dhe pas kontrollit fizik të ushtruar, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Një armë zjarri tip pistoletë e markës “Mausur”
Materialet proceduriale i’u kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.
 2. Më datë 17.05.2017, u arrestua shtetasi Artur Daullxhiu, 53 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse para 20 ditëve, në Institut Kamëz, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. M. Në cilësinë e provës materiale i’u gjetën e sekuestruan një bateri dhe një sobë elektrike (të dyshuara të vjedhura). Parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
 3. Më datë 17.05.2017, u arrestua shtetasi në kërkim Artur Luka, 23 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 25 ditë burg për veprën penale “Drejtimi automjetit në mënyrë të parregullt”. Parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.
 4. Më datë 17.05.2017, u arrestua shtetasi Devis P., 22 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën e “Kavajës”, pranë Policisë Bashkiake, u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “Lifan”. Parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.
 5. Më datë 17.05.2017, u arrestua shtetasi Elvid H., 30 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën e “Kavajës”, pranë Policisë Bashkiake, u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “Lifan”. Parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.
 6. Më datë 17.05.2017, u arrestua shtetasi Vladimir K., 21 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën e “Kavajës”, pranë Policisë Bashkiake, u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “Malaguti”. Parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.
 7. Më datë 17.05.2017, u arrestua shtetasi Keldi B., 47 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugë dytësore, të Autostradës Tiranë – Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Mercedes Benz”, është përplasur me automjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin D. Z. Nga përplasja e dy mjeteve ka vetëm dëme materiale. Parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY