Vrasja në Laç/Si u zbulua Eduart Lamaj, fshihej tek shtëpia e motrës...

Vrasja në Laç/Si u zbulua Eduart Lamaj, fshihej tek shtëpia e motrës në kryeqytet

497
0
Shares

Eduart Lamaj i arrestuar ditën e sotme për si i dyshuar kryesor për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Kurbin mbrëmjen e 30 Majit nuk është një emër i panjohur për policinë.

Ai ka qenë i akuzuar dhe hetuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.  Sipas burimeve,  Lamaj është edhe biznesmen në qytetin e Kurbinit. Ai ka një pronësi një biznes, ngjitur me hotelin ku ndodhi vrasja e dyfishtë.

Lamaj u arrestua ditën e sotme në një spital privat në qytetin Studenti në Tiranë, ku po merrte mjekim për plagën që kishte marrë në këmbë gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbrëmjen kur ndodhi vrasja.

Mësohet se Lamaj mjekohej prej dy javësh në këtë spital, ndërkohë që nga dita e atentatit ai ishte strehuar në banesën e motrës së tij në kryeqytet.

Ajo që e implikon Lamen në këtë ngjarje është edhe përgjigja e ADN-së dhe njollat e gjakut të gjetura në vendngjarje. Pas daljes së përgjigjes së ADN-së, policia e kishte mbajtur në vëzhgim të dyshuarin për të studiuar lëvizjet e tij.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY