Rama: Votimi i diaspores, ndoshta nis me nje projekt pilot

Rama: Votimi i diaspores, ndoshta nis me nje projekt pilot

94
0
Shares

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjate nje takimi online me perfaqesues te diaapores, se alternativa e vetme e votimit për emigrantët shqiptarë është me postë, por se ky proces ka shumë vështirësi.

Rama theksoi se problemi lidhet me regjistrimin e shqiptarëve në vendet që ndodhen jashtë kufijve.

“Kur vjen puna te vota e emigrantëve nuk ka divergjencë të shfaqur, por nuk kemi as dakordësi në momentin që flasim. Procesi ka qenë i ngatërruar dhe konfliktual dhe ulja në tryezë u bë me vonesë të jashtëzakonshme dhe në kushte specifike, atëherë optimizimi është më i vogël se do të ishte normalisht. Ne i kemi studiuar dhe Majko është marrë për metodat e realizimit të votimit nga jashtë, por për arsye nga jashtë, por për arsye të konfliktit politike e kemi përjashtuar votimin në ambasada dhe konsullata, që mund të ishte i realizueshëm.

Por është më i vështirë nga lëvizshmëria, pasi ata që nuk e kanë ambasadën apo konsullatën afër do të ishte e komplikuar. Ne kemi lënë si alternativë të vetme votimin me postë, por ka gjëra që lidhen me regjistrimin, jo vetëm në Shqipëri, por vendin ku është. Është një proces që kërkon kohë, jemi duke punuar cdo ditë. Jemi duke punuar për një opsion elektronik të regjistrimit, përputhshmërie mes listës së votuesve që gjenerohet nga regjistri i gjendjes civile dhe personave të regjistruar, por jemi herët të themi se kjo gjë mund të realizohet. Unë kam besim se në një mënyrë apo tjetër mund të hyjmë në këtë proces, qoftë edhe me një projekt, zonë, votim, projekt pilot” tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY