Bashkia, procedure per te shembur banesen e Nexhmije Hoxhes, te tjerat i...

Bashkia, procedure per te shembur banesen e Nexhmije Hoxhes, te tjerat i shembi pa pyetur!

526
0
Shares

Punimet në zonën e rreth-rrotullimit te ish-sheshi “Shqiponja” janë ngadalesuar për shkak banesës, në të cilin ka jetuar Nexhmija Hoxha.
Banesa nuk është shpronësuar e për këtë arsye punimet janë pezulluar, raporton abcnews ne nje kronike te tij.

Televizioni eshte informuar per kete arsye nga përgjegjës të punimeve kompanisë “Salillari”, e cila po kryen punimet e Lotit të dytë të Unazës së Madhe. Pas shpronësimit nga ana qeverisë, banesa ku ka jetuar Nexhimje Hoxha do të prishet për t’i hapur rrugë vijimit të punimeve.

Nderkaq pjesetare të familjes Hoxha kanë nisur të zhvendosin orenditë nga shtëpia,  çka lë të nënkuptohet se prishja e banesës do të ndodhë së shpejti.

Në katin e dytë të kësaj godine që prej vitit 1994 ka jetuar Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha qe besohet se drejtoi vendin per rreth 15 vite pas semundjes se te shoqit dhe me pas vdekjes se tij.  Ajo u nda nga kjo jetë në moshën 99-vjeçare, më 26 shkurt të këtij viti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY