EMRAT/Policia kap ngarkesën e rradhës me kanabis drejt Greqisë

EMRAT/Policia kap ngarkesën e rradhës me kanabis drejt Greqisë

60
0
Shares

Policia e Gjirokastrës prangosi tre persona pasi u kapën me një sasi droge që do ta trafikonin në Greqi.

Policia ka sekuestruar 18.4 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, ndërsa kanë vënë në pranga shtetasit; Paulin Brahimi, 38 vjeç; Kastriot Llupi, 26 vjeç dhe Vilson Rushi, 25 vjeç, të tre banues në Gjirokastër.

Kapja e tyre u bë në dalje të fshatit Vrisera. Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë kufitare në mjetin tip “Nissan” me targa AA 061OK; me drejtues, shtetasin Paulin Brahimi dhe me pasagjerë, shtetasit Kastriot Llupi dhe Vilson Rushi, u konstatuan disa pako poshtë kofanos së mjetit, në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm rezultoi se poshtë kofanos ndodheshin 10 pako të formave dhe përmasave të ndryshme; të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, i kryer në bashkëpunim”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY