Zombabve arreston ministrin, Shqiperia nuk arreston bashkepunetorin ne korrupsion

Zombabve arreston ministrin, Shqiperia nuk arreston bashkepunetorin ne korrupsion

332
0
Shares

“Shqipëria nuk lufton dot korrupsionin as sa Zimbabve. Klodian Mërtiri, njeriu i Edi Ramës tek inceneratori i Tiranës, në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, qeveria shqiptare vazhdon ta paguajë miliona euro”, tha sot ish deputeti Klevis Balliu.

Në zemër të Afrikës, ministri i shëndetësië dhe një biznesmen vendas u arrestuan, pasi u verifikuan të përfshirë në një skandal korrupsioni 60 milionë dollarë me shqiptarin e inceneratorit të Tiranës, Klodian Mërtiri.

Ky është njeriu që mbron interesat e Edi Ramës, Arben Ahmetajt dhe Erion Veliaj tek kryevepra 400 milionë euro e korrupsionit të Ramës, inceneratori dhe landfilli në PPP në Sharrë, sic e pershkruan ish deputeti Balliu.

“Mediat raportojnë se Klodian Mërtiri, i cili mban më shumë se 1 identitet, është shpallur në kërkim ndërkombëtar për skandalin e korrupsionit në Zimbabve, por në Shqipëri biznesi i tij, vazhdon i pacënuar. Inceneratori i Tiranës merr çdo muaj nga buxheti i shtetit rreth 1 milionë euro, ndërsa landfilli fiton disa miliona të tjerë nga depozitimi i çdo lloj mbetjeje të qarkut të Tiranës.
Të pangopur dhe të babëzitur për pasuri, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Vangjush Dako po bëjnë gati që t’i sigurojnë biznesit të tyre korruptiv, edhe 100-150 milionë euro përmes depozitimit të plehrave të Durrësit”, tha Balliu.

Së shpejti Partia Demokratike, do të bëjë publike fakte të reja sesi qeveria dhe bashkia punuan për këtë projekt, që furnizon landfillin e Sharrës, duke mbyllur çdo mundësi për trajtimin e plehrave me çmim shumë më të lirë në qarkun e Durrësit, thote Balliu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY