Zbardhet brenda 12 orëve ngjarja e ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:00 në fshatin Bushat Shkodër ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Genc Mhillaj.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore si dhe vlerësimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e autorit të vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u arrit që të finalizohej me sukses operacioni policor për kapjen e shtetasit të kërkuar Jozef Mujeci, 21 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas u kap në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe i fshehur në një banesë të braktisur.
Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/