Mbyllet Konsultorja e Fëmijës në Pogradec, në Përmet infeksioni u përhap nga...

Mbyllet Konsultorja e Fëmijës në Pogradec, në Përmet infeksioni u përhap nga një festë

96
0
Shares

Një mjeke dhe dy infemiere të Konsultores së Fëmijës në Pogradec kanë rezultuar me koronavirus duke bërë që autoritetet të vendosin për mbylljen e kësaj njësie.

Më herët u raportua për tre persona të prekur nga personeli i Konsultores së Fëmijës në Pogradec dhe se virusi kishte shkuar nga Tirana pasi njëra prej tyre kishte takuar vajzën që jetontë në kryeqytet.

Një tjetër qytet i paprekur ishte dhe Përmeti. Po këtë të shtunë u shënua dhe rasti i parë me COVID. Ai është një 60 vjeçar, i cili para 4 ditësh ka marrë pjesë në një festë në fshatin Frashër.

Aty ka qenë dhe një punonjës policie nga Përmeti që punon në Elbasan. Ky i fundit dyshohet se mund ta ketë infektuar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY