ULTIMATUMI/Do të kemi një adresë të saktë deri në dhjetor

ULTIMATUMI/Do të kemi një adresë të saktë deri në dhjetor

1048
0
Shares

Të gjitha njësitë vendore në Shqipëri do të duhet të pajisin çdo objekt, me një adresë të saktë brenda datës 31 dhjetor të këtij viti.

Ligji i ri që ka hyrë në fuqi parashikon sanksione që pothuajse u dyfishuan. Kështu nëse për një objekt ekzistues nuk vendosen adresat, njësia administrative gjobitet me 100,000 lekë nga rreth 50,000 që ishte më parë. Për godinat e reja, ligji parashikon që duhet të pajisjen me adresa që në momentin që marrin lejen e ndërtimit dhe në rast se kjo nuk zbatohet, gjoba shkon në 50,000 lekë. Këto sanksione mund të ankimohen në gjykatat administrative.

E nëse bashkitë do të dështojnë në realizimin e këtij detyrimi, atëherë në ‘lojë’ hyn institucioni i prefekturës.

Ja çfarë duhet të përmbajë një adresë:

-emri i njësisë së vetëqeverisjes vendore, në të cilën ndodhet ndërtesa;

-emri i njësisë administrative, në të cilën ndodhet ndërtesa;

-emri i qytetit ose fshatit ku ndodhet ndërtesa;

-emri i bulevardit/rrugës/rrugicës/sheshit ose parkut ku ka daljen ndërtesa dhe përcaktohet vetëm me njërin nga elementet e mësipërme. Emri formohet nga shkronja të alfabetit shqip dhe numra arabë, por jo vetëm me numra;

-numri rendor i ndërtesës, bulevardit /rrugës/rrugicës/parkut ose sheshit.

Ky numër rendor mund të jetë:

-një numër natyror;

-dy numra natyrorë, të ndarë me shenjën e fraksionit (/);

-numri i hyrjes, që shërben për identifikimin e hyrjes në të njëjtën ndërtesë. Ky numër rendor

mund të jetë:

-një numër natyror;

-dy numra natyrorë, të ndarë me shenjën e fraksionit (/);

-numri i apartamentit, që shërben për identifikimin e një banese/biznesi në një hyrje të ndërtesës.

Ky numër rendor mund të jetë:

-një numër natyror;

– dy numra natyrorë, të ndarë me shenjën e fraksionit (/);

– kodi postar, i miratuar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY