I pastër prej muajsh, ku janë tre rastet e para me COVID-19...

I pastër prej muajsh, ku janë tre rastet e para me COVID-19 në Pogradec

182
0
Shares

ISHP njoftoi sot për tre raste me koronavirus në Pogradec, fakt qe e futi dhe qytetin juglindor ne harten e COVID19.

Gjatë ditës së djeshme në këtë qytet janë bërë shtatë tamponë, tre prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë.

Mësohet se të trija rastet janë punonjëse të Konsultores së Fëmijës në qytet.

Nga hetimi epidemiologjik, ISHP ka arritur në përfundimin se virusi në Pogradec shkoi nga Tirana pasi njëra nga gratë e infektuara ka takuar vajzën që kishte shkuar atje nga kryeqyteti.

Ndërkohë, vijon marrja e tamponëve për familjarët e të infektuarve me qëllim nxjerrjen e hartës së plotë të të infektuarve në këtë qytet.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY