Lamtumira e fundit për Moikom Zeqo, djali i tij mesazh prekës mes...

Lamtumira e fundit për Moikom Zeqo, djali i tij mesazh prekës mes lotësh

116
0
Shares

Sot i jepet lamtumira e fundit për studiuesin, politikanin dhe shkrimtarin Moikom Zeqo, pak ditë pas ndarjes së tij nga jeta.

Homazhet po zhvillohen nga ora 10:00 – 13:00 duke respektuar rregullat anticovid në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Ky ishte dhe amaneti i fundit i Moikom Zeqos.Shumë personalitete të vendit po i bëjnë homazhe, mes tyre dhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

Presidenti Meta është shprehur për këtë personalitet me superlative dhe ia ka kontribuar atij, edhe hapjen e Partisë Socialiste pas viteve ’90, edhe pranimin në radhët e saj të të rinjve si Meta vetë apo Pandeli Majko.

Mes lotëve, djali i Moikom Zeqos tha se babai i tij dëshironte një Shqipëri më të mirë, që ndoshta nuk do të vijë kurrë, ndërsa shton se ishte i lumtur që figura e të atit, ishte një figurë që bashkon rreth vetes shumë shqiptarë.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY