Rama paralajmëroi për distancimin, Vokshi: Të shpjegojë pse ligji nuk paska fuqi...

Rama paralajmëroi për distancimin, Vokshi: Të shpjegojë pse ligji nuk paska fuqi mbi Erion Velinë

134
0
Shares

Albana Vokshi, ish-deputetja e PD, ka reaguar ndaj manifestimeve të fuqishme në rrjetet sociale të kryebashkiakut Erion Veliaj, me takime, me foto, me video.  E gjitha kjo, në një kohë kur kryeministri Rama kërcënon për ndalimin dhe ndëshkimin e atyre që mblidhen për të protestuar.

Kujtojme se pak ditë më parë, Edi Rama i kërcënoi qytetarët me kthimin e karantinës, me gjobitje e me mbyllje biznesi, nëse nuk zbatojnë masat anti-COVID. Ish-deputetja thote se ligji nuk funksionon për Erion Velinë, duke e nxjerrë zbuluar policinë politike të Edi Ramës.

Erion Veliaj ka shpërndarë me dhjetëra foto me grumbullime të mëdha fëmijësh. Aty ka vetëm propagandë, por nuk ka asnjë distancim social e fizik, nuk është zbatuar asnjë masë anti COVID për të cilat flet Edi Rama.

Kryeministri gënjeshtar duhet t’u thotë shqiptarëve pse arreston dhe gjobit nxënësit, studentët, qytetarët, opozitën që kërkojnë të drejtat, duke mos i lejuar me pretekstin e virusit, ndërsa Erion Veliaj që abuzon me fëmijët, nuk ndëshkohet?

Edi Rama duhet të shpjegojë pse ligji nuk ka fuqi mbi Erion Velinë ose të heshtë dhe të ndalë kërcënimet për kthimin e karantinës dhe vendosjen e gjobave për qytetarët”,-shkruan ajo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY