Parlamenti Europian kalon zyrtarisht rezolutën, cilat kushte duhet të plotësojë Shqipëria...

Parlamenti Europian kalon zyrtarisht rezolutën, cilat kushte duhet të plotësojë Shqipëria përpara nisjes së negociatave

196
0
Shares

Parlamenti Europian shpalli mbrëmë vonë rezultatet e votimeve në tërësi për vendinet e tij, ku bën pjesë dhe rezoluta “Ballkani Perëndimor”.

Një pjesë e saj lodhet drejtpërsëdrejti me Shqipërinë, ku theksohet se Qeveria Rama duhet të përmbushë 15 kushtet e Bashkimit Europian para konferencës ndërqeveritare dhe para fillimit të negociatave.

Rezoluta mori edhe më shumë vota, sesa kur u miratua në parim.

Nga 388 vota, rezoluta kaloi me 532 vota pro, 70 vota kundra dhe 63 abstenime.

Kushtet u vendosën nga Këshilli Europian me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës dhe Spanjës në mars të këtij viti.

Kushtet janë si më poshtë:

Plani me 15 pika i Integrimit:

1- Miratimi i reformës zgjedhore
2- Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese
3- Funksionimi i Gjykatës së Lartë
4- Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK
5- Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar
6- Ulje e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Hollandën, Francën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Irlandën. Vazhdimi i Zbatimit të Planit Ndërinstitutcional të Veprimit për parandalimin e azilkërkimit të qytetarëve shqiptarë në vendet e Schengenit
7- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias
8- Vazhdimi i Reformës në Drejtësi
9- Prova të vazhdueshme – Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve.
10- Progres në reformën e administratës publike.
11- Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive dhe administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt.
12- Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.
13- Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM.
14- Miratimi i Ligjit (të amenduar) të Censusit
15- Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY