Trafikantët shqiptarë kultivojnë kanabisin vietnamez, ja pse preferohet

Trafikantët shqiptarë kultivojnë kanabisin vietnamez, ja pse preferohet

55
0
Shares

Trafikantët shqiptarë nuk po kultivojnë kanabisin tradicional që ka qenë mbjellë në Shqipëri por kanë sjellë një varietet nga Vietnami .

Në rreth 70 për qind të rasteve të gjetura në vend me kanabis ai i përkiste pikërisht këtij lloj kultivimi duke ia dalë që brenda një kohë të shkurtër të rritet dhe të prodhoje bocet që përdoren si narkotik.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Cako tha se kjo bime ka një periudhë të shkurtër rritjeje nga 18 deri në 45 ditë pavarësisht se prodhimi i saj është më i vogël. Ndërsa po fliste më rastin mbylljes së misionit të fluturimeve të policisë italiane në Shqipëri, Cako tha se rreth 2.4 milionë bimë kanabisi janë shkatërruar, janë kryer rreth 4400 kontrolle dhe 1200 operacione nga policia shqiptare.

Media dhe zyrtarë të politikës kanë qenë kritikë me misionin italian pasi vetëm tri ditë pasi deklaruan se nuk po gjejnë më parcela, një grup gazetarësh identifikoi 7 të tilla vetëm pak metra larg Tiranës.

Mbyllja e navigimit me avion të kanabisit të mbjellë në vend vjen pasi një pjesë shumë e madhe e kultivuar deri tani është korrur dhe po përpunohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY