Gjoba milioneshe per guroret dhe inertet

Gjoba milioneshe per guroret dhe inertet

109
0
Shares

IKMT ka zhvilluar operacion kundër krimeve mjedisore në Berat duke gjobitur 5 subjekte.

IKMT ka ushtruar sot kontroll në guroret në zonën e Beratit dhe në Urën Vajgurore.

Gjatë këtij kontrolli u konstatua mungesë dokumentacioni gjatë ushtrimit të veprimtarisë së prodhimit dhe përpunimit të gurit, në 5 subjekte.

Ndaj këtyre subjekteve IKMT mori masë administrative me gjobë 1 milion lekë secili, për shkeljet e kryera.

Nje dite me pare IKMT zhvilloi nje tjeter kontroll kundër krimeve mjedisore përgjatë rrjedhës së lumit Seman, Fier duke gjobitur një subjekt, qe merrte inerte nga lumi Me 2 milione leke.

IKMT ka ushtruar kontroll në subjektin “Alesio 2014” sh.p.k. Gjatë kontrollit u konstatua se ky subjekt kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman.

Ndaj tij, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.
/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY