Pollo tregon dokumentin dhe i ben thirrje Rames: Ndal mohimin e 15...

Pollo tregon dokumentin dhe i ben thirrje Rames: Ndal mohimin e 15 kushteve

82
0
Shares

Edi Rama nuk mund te mohoje 15 kushtet edhe pas rezolutes se PE, thekson ish deputeti i PD, Genc Pollo.

“Parlamenti Europian miratoi sot një rezolutë që përkrah integrimin e antarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor. Aty shprehet mbështetja për çeljen e negociatave me Shqipërinë por pëmenden edhe 15 kushtet e caktuara qeverisë Rama nga Bashkimi Europian në mars të këtij viti. Propozimi i theksimit të këtyre 15 kushteve erdhi nga grupi parlamentar kryesor që është ai i Partisë Popullore Europiane dhe u përkrah nga grupe të tjera e shumë deputetë të veçantë, të majtë e të djathtë, me një shumicë solide (56%) në plenare. Unë duhet të falenderoj si shumicën pro 15 kushteve ashtu edhe të gjithë eurodeputetët që votuan prorezolutës në tërësi. Mendoj se ka një konsensus në opinionin publik shqiptar se përmbushja e 15 kushteve është kyç për restaurimin e normalitetit demokratik e kushtetues në vendin tonë. Pra lipset mirënjohje për miqtë europianë që na ndihmojnë me dashamirësi. Më e pakta që mund të bëjmë është që të apelojmë njëzëri që zoti Rama të ndërpresë një orë e më parë mohimin e ekzistencës së këtyre kushteve, të pranojë me gojën plot ekzistencen e tyre dhe të tregojë në se është në gjendje të japë kontribut për përmbushjen e tyre. Këtë pres të degjoj prej tij pavarësisht nga dyshimet e mija nëse don e nëse mundet”, shkruan Pollo ne rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY