Ishin tek varrimi i hallës, pse ISHP insistoi tek tamponi i vëllezërve...

Ishin tek varrimi i hallës, pse ISHP insistoi tek tamponi i vëllezërve Budina

208
0
Shares

Ishte kryeministri Rama, i cili njoftoi sot përmes një postimi në Twitter se dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina ishin pozitivë me koronavirus.

Mësohet se ISHP ka insistuar që t’u bëjë atyre tamponin mbrëmjen e djeshme duke i njoftuar në orët e para të ditës së sotme se ishin pozitivë dhe se nuk duhej të dilnin nga shtëpia.

Abcnews.al mëson se disa ditë më parë ata kishin shkuar në ceremoninë e varrimit të hallës së tyre, e cila është njëkohësisht edhe bashkëshortja e aktorit Sulejman Pitarka.

Më herët, ISHP kishte zbuluar një rast pozitiv me koronavirus që kishte marrë pjesë në këtë ceremoni varrimi. Nisur nga ky fakt, ISHP ka insistuar që t’u marrë tamponin vëllezërve Budina, gjë e e cila ka ndodhur mbrëmë në orën 18:00.

Nderkaq, avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja tha se do të bënin padi për publikimin e emrave të vëllezërve Budina si të prekur nga koronavirusi, gjë e cila po përdorët politikisht sipas saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY