Del videoja e atentatit të prokurorit Ndoja, momenti kur autorët e dyshuar...

Del videoja e atentatit të prokurorit Ndoja, momenti kur autorët e dyshuar largohen të qetë

241
0
Shares

Publikohet në media video e atentatit ndaj prokurorit Ndoja, pasi u publikua fillimisht dje nga deputeti Halit Valteri në Kuvend. Në këtë video janë filmuar momentet kur personat e dyshuar për atentatin mbi automjetin e prokurorit Arjan Ndoj, ndodhen te mbikalimi i Shkozetit, pasi kanë braktisur makinën në Shkafane dhe janë kapur nga kamerat e sigurisë teksa ecin disa metra në këmbë.

Personi i veshur në të zeza dhe kapele sipas prokurorisë është Redjan Rraja, ndërsa shoqëruesi i tij edhe pse është është i pamaskuar nuk është identifikuar ende nga prokuroria. Redian Rraja sipas prokurorëve është një person me precedentë të theksuar kriminalë, dhe janë 2 analiza të ADN që e lidhin me ngjarjen, njëra nga materiali gjenetik i gjetur në syzet në automjet dhe tjetri në kapuc.

Personi i dytë edhe pse e ka profilin gjenetik, nuk është identifikuar ende dhe për këtë Prokuroria thotë se ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e huaja. Është pikërisht kjo video që deputeti Halit Valteri e mori nga babai i shoferit të prokurorit Arjan Ndoji, i riu që mbeti i vrarë në atentat.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY